2011-01-02 13:26:18

Papa: mbrojtja e martesës së krishterë është mbrojtje e Evropës


Benedikti XVI i nxiti sot katolikët spanjollë të “angazhohen në mbrojtjen e vlerës së martesës së krishterë”. Kështu u shpreh sot Papa para lutjes së Engjëllit të Tënzot, në Vatikan, në lidhje të drejtpërdrejtë me mijëra e mijëra familje spanjolle të mbledhura në Madrid për një manifestim të madh që ka për temë, kujtoi Papa, “Familja e krishterë, shpresë për Evropën”.
“Ju ftoj – tha Ati i Shenjtë Raciner – të jeni të fortë e të qëndrueshëm në dashuri dhe të kundroni me fe misterin e lindjes, shkollë e përhershme dhe e vazhdueshme e jetës familjare, figurë e shembull i qartë i asaj që duhet të jetë çdo familjes e krishterë: shenjtërore autentike në të cilën ndizet përsëri dashuri e përdëllimi”.
E fjalët e Papës i dëgjonin në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan afër 80 mijë besimtarë, derisa me mijëra tjerë ishin të mbledhur në Madrid, ku për ta pak para qe kremtuar liturgjia Eukaristike e udhëhequr nga kardinali Varle me kardinalin Antonelli, president i Këshillit Papnor për Familjen, kardinali Llovera, prefekt i Kongregatës së Vatikanit për Kultin Hyjno e Disiplinën e Sakramenteve, Paul Cordes, Carlos Amigo e Agustin Garci’a-Basco, së bashku me ipeshkvijtë spanjollë dhe evropianë. Takimi i familjeve që u organizua në Madrid, kishte si qëllim kremtimin e “familjes së krishterë” dhe dëshmimin e rolit të saj shpirtëror e shoqërore duke falënderuar Zotin për dhuratën e paçmuar të familjes, që është shprehje e bashkimit dhe burim i jetës.







All the contents on this site are copyrighted ©.