Papa: masakra e dhuna kundër të krishterëve ofendon Zotin e njerëzimin
Papa e mori “me dhimbje lajmin e atentatit të rëndë kundër bashkësisë së krishterë
kopte që ndodhi në Aleksandri të Egjiptit para Kishës”. Duke folur sot gjatë lutjes
së Engjëllit të Tënzot në sheshin e shën Pjetrit në Vatikan, Benedikti XVI tha se
“ky gjest i lig e poshtërues vdekjeprurës, siç është ai i vënies së bombave tani deri
edhe afër shtëpive të të krishterëve në Irak, për ti detyruar të largohet e të braktisin
vendin e tyre, ofendon Zotin e njerëzimin mbarë", të cilit pikërisht dje Papa u lut
për paqe e filloi vitin e ri me shpresë të re. Në sheshin e shën Pjetrit në Vatikan
te mbushur përplot me shtegtarë e besimtarë të ardhur prej vendeve të ndryshme të
botës, Papa shtoi se “para kësaj strategjie të dhunshme që ka në shënjestër të krishterët,
pasojat e së cilës bien mbi tërë popullsinë, lus Zotin për viktimat e për familjarët,
dhe inkurajoj bashkësitë kishtare të krishtera të qëndrojnë në fe e në dëshminë e
pa dhunshme që na vjen nga Ungjilli. Mendoj e kujton kështu edhe shumë punëtorë e
operatorë baritor të vrarë gjatë vitit 2010 në vende të ndryshme, të cilët i kujtoi
me përzemërsi para Zotit. Të qëndrojmë të bashkuar në Krishtin, shpresa jonë e paqja
jonë”, tha Papa.