2011-01-01 15:39:30

Papa: thirrje përgjegjësve të kombeve, mbrojeni të krishterët, e para diskriminimeve e mohimit të të drejtave të mos dorëzohemi.


Para “tensioneve kërcënuese të momentin, posaçërisht para diskriminimeve, shkeljeve të të drejtave e intolorencës fetare, që sot në botë godet posaçërisht të krishterët, akoma edhe një herë – pohon Papa – u drejtoi të pranishmëve thirrjen të mos dorëzohen e mos të dëshpërohen por të jenë të qëndrueshëm e plot durim”. Është fjalë për një “detyrë të vështirë” për të cilën “nuk mjaftojnë fjalët, lypet angazhimi konkret dhe i qëndrueshëm i përgjegjësve të kombeve...”. Kështu pohoi mes tjerash Papa në meshën e ditës së parë të vitit të ri, derisa natën e kaluar një autobombë para një Kishe të krishterë të Aleksandrisë së Egjiptit, shkaktoi 21 të vdekur e 8 të plagosur.
“Njerëzimi – tha Papa Racinger – nuk mund të dorëzohet e të mos reagon para forcës negative të egoizmit e të dhunës; nuk duhet të mësohet të bashkëjetoi me konflikte që shkaktojnë viktima e vënë në rrezik të ardhmen e popujve”.
Papa Racinger kremtoi Meshën para mase dhjetë mijë besimtarëve e në homeli propozoi disa fjali të mesazhit të tij për Ditën e 44-të botërore të Paqes, të cilën Kisha e kremton sot, e që sivjet ka për temë lirinë fetare.







All the contents on this site are copyrighted ©.