2010-12-30 18:33:44

Mbyllet nesër Viti i Shenjtë në Santiago të Kompostelës.


Përfundon nesër Viti i Shenjtë kompostelianë, filluar me hapjen e Portës së shenjtë në Santiago di Compostella më 31 dhjetor 2009. Viti i Shenjtë në qytetin kushtuar Shën Jakut në rajonin spanjoll të Galicisë bie çdo 7 vjet kur festa e apostullit të shenjtë bie të dielën.
Momenti më i lartë i këtij Viti të Shenjtë kushtuar shën Jakut qe vizita e Papës më 6 nëntorin e kaluar. Tema frymëzuese e shtegtarëve në vitin 2010 qe ngjarja ungjillore e nxënësve të Emausit, si eksperiencë e përjetuar gjatë udhës me Zotërinë Jezus. Më tutje nga 5 deri më 8 gusht u mbajt takimi i madh i rinisë si parapërgatitje për Ditën Botërore të Rinisë 2011 që do të mbahet në Madrid.







All the contents on this site are copyrighted ©.