Benedikti XVI miraton ligjet kundër riciklimit e financimit të terrorizmit. Financa
transparente për Selinë e Shenjtë.
Me Motu Proprio (Nismën Personale) vendosur nga Papa janë miratuar ligje të reja kundër
riciklimit e financimit të terrorizmit. U botua sot Letra apostolike e Papës Benediktit
XVI, në formën e Motu Proprio (Nismës Personale), me të cilën shpall 4 ligje të reja
për Shtetin e Qytetit të Vatikanit e Selisë së Shenjtë për parandalimin dhe kundërshtimin
e aktivitetit ilegal në fushën financiare e monetare. “Mjerisht, në kohët tona,
në një shoqëri gjithnjë më të globalizuar, paqja – shkruan Benedikti XVI në Letrën
apostolike – kërcënohet prej shkaqeve të ndryshme, mes të tyre përdorimi i gabuar
e jo i drejtë i tregut e i ekonomisë si dhe ai, i tmerrshëm e shkatërrimtar, i dhunës
që terrorizmi përdor dhe zbaton pa ndërprerje, duke shkaktuar vdekje,vuajtje, urrejtje
e paqëndrueshmëri sociale”. Për këtë, Selia e Shenjtë – pohon Papa – “miraton” impenjimin
e bashkësisë ndërkombëtare për pajisjen me “parime e instrumente juridike” kundër
“fenomenit të riciklimit e të financimit të terrorizmit” e që “ synon ti bëjë të vetat
këto rregullore në përdorimin e burimeve materiale që shërbejnë për zhvillimin e misionit
të saj personale e të detyrave të Shtet Qytetit të Vatikanit”. Masat e reja paraprake,
të vlefshme për Shtet Qytetin e Vatikanit dhe Selinë e Shenjtë, kanë të bëjnë edhe
me Ior-in, Institutin për Veprat Fetare, duke konfirmuar në këtë mënyrë impenjimin
e këtij të fundit për të vepruar në përkim me parime e kritere ndërkombëtare të miratuara.
Lidhur me këtë të dëgjojmë deklaratën e drejtorit të Sallës së Shtypit të Vatikanit,
Atë Federiko Lombardit.. “Botimi i sotëm i ligjeve të rejave për Shtet Qytetin
e Vatikanit e për Dikasteret e Kuries Romake dhe Organizmat e Entet e varura nga Selia
e Shenjtë është ngjarje me rëndësi ligjore, por ka edhe domethënie morale e baritore
me peshë të gjerë. Të gjitha entet që janë të lidhura me qeverinë e Kishës katolike
dhe me “mbështetjen” e saj që është Shtet Qyteti i Vatikanit, prej ditës së sotme
hyjnë, me frymën e bashkëpunimit të sinqertë, në sistemin e parimeve e të instrumenteve
juridike që bashkësia ndërkombëtare është duke ngritur e ndërtuar me qëllim për të
garantuar bashkëjetesën e drejtë e të ndershme në një kontekst botëror gjithnjë e
më të globalizuar; kontekst ky në të cilin mjerisht realitetet ekonomike e financiare
janë jo rrallë herë fushë e aktiviteteve ilegale, siç është riciklimi i të ardhurave
nga aktivitetet kriminale e financimi i terrorizmit, rreziqe këto të vërteta për drejtësinë
e paqen në botë. Papa pohon shumë qartë se “Selia e Shenjtë e miraton këtë impenjim
e sistem parandalues” të bashkësisë ndërkombëtare dhe “synon t’i bëjë të vetat rregulloret”
me të cilat pajiset “për të parandaluar e kundërshtuar” këto fenomene të tmerrshme.
Aktivitetet e paligjshme kanë treguar gjithmonë një aftësi të tyre të jashtëzakonshme
për t’u futur e çrregulluar botën ekonomike e atë financiare, madje zhvillimi i tyre
në nivelin ndërkombëtare si dhe përdorimi i teknologjive të reja e ka përhap gjithnjë
e më të gjerë aktivitetin e tyre e bërë më të aftë për t’u fshehur, kështu që për
t’u mbrojtur nga ky fenomen është bërë çështje urgjente themelimi i rrjetit të kontrollit
e të informacionit të anasjelltë mes autoriteteve përgjegjëse për luftimin e këtyre
aktiviteteve të paligjshme”. Sipas Atë Lombardit “solidariteti ndërkombëtar është
me rëndësi thelbësore për funksionimin dhe qëndrueshmërinë e një sistemi të tillë,
e është punë e duhur dhe e drejtë që autoritetet kombëtare të vigjilencës dhe të organizmave
kompetente ndërkombëtare (Këshilli i Evropës e, në mënyrë të veçantë, GAF: Grupi i
Aksionit Financiar Ndërkombëtar kundër riciklimit të kapitaleve) ti ruajnë e përcjellin
me vëmendje Shtetet dhe entet që ofrojnë garancitë e kërkuara dhe në anën tjetër t’u
imponohen detyrime e obligime më të mëdha atyre Vendeve e enteve që nuk u përshtatet
parimeve e rregulloreve”. Me aprovimin e ligjit që kundërshton riciklimin e dinarit
dhe me themelimin e Autoritetit të informacionit financiar, “është bërë hapi i parë
drejtë regjistrimit të Vatikanit në white list”. Kështu pohoi mes tjerash drejtori
i Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi. White list është lista e
Vendeve të virtytshme në fushën e transparencës financiare vendosur nga Gafi, Grupi
i Aksionit Financiar Ndërkombëtar kundër riciklimit të kapitaleve që i referohet OSBE-së. “Hapi
i parë – tha atë Lombardi – është ai i miratimit të ligjeve dhe shpallja e tyre, pastaj
Autoriteti financiar do të verifikojë zbatimin e të njëjtave ligje. Kemi fjalën për
një ligj impenjues”. Atë Lombardi saktësoi se natyra e “pavarur” e Autoritetit financiar
ndërmjet të gjitha institucioneve të Vatikanit, përbënë edhe një risi në organizimin
e Kishës.