2010-12-30 11:43:57

Atë Gjergj Fishta në 70 vjetorin e amshimit!


(30.12.2010 RV)Po e kujtojmë Atë Gjergj Fishtën edhe me një epigram të gjuhëtarit të nderuem Atë Justin Rrota, “shkrue më 14 tetor 1929 në ditën kur sivëllaznit e kuvendit uruen të Perndershmin At Gjergj Fishta OFM me rasën e marrjes, më 12 tetor, të titullit Lector Jubilatus nga i Perndershmi At Gjeneral i Urdhnit, Shkodër (Gjuhadol)”.
Epigrami, shkrue latinisht nga autori dhe përkthye në shqip prej Z. Zef Simonit, poliglot, përkthyes e leksikograf, u botue nga Koleç Çefa në Gazetën Shqiptare, 26. 12. 2010.
Po ia përcjellim lexuesit, duke ia përshtatur këtij 70 vjetori:

“Sot... në ditën kur populli shqiptar
përkujton 70 vjet mbas vdekjes,
Poetin e vet Kombëtar
Të gjithë hareshem...mblidhemi shokë e miq
Per ta urue...
Të Perndershmin At Gjergj Fishta O.F.M.
Princin e madh të letrave tona
I cili në zhvillimin e arteve të bukura
Ka merita fort të mëdha...

...Atij, që tregoi qartë e bindshem
Se ç’mund të bajë e ç’bukuri ka
Gjuha amëtare
Për shumë shekuj heu! E lanë mbas dore
i urojmë:
Rrnofsh gjatë, për nder e lavdinë tonë, rrnofsh për jetë
Ashtu si shkrimet e tua.. që mbeten
Përmendore e perhershme të popullit tonë!







All the contents on this site are copyrighted ©.