2010-12-30 11:44:48

Atë Gjergj Fishta në 70- vjetorin e vdekjes: nderimet e medaljet


Atë Gjergj Fishta u nderua nga shumë personalitete e burra shteti të mëdhenj të kohës:
Në vitin 1911 Fishta u kurorëzua me Kunorën e argjendë nga Klubi “Gjuha Shqipe” me këtë kushtim: “Fort të Ndritçmit At Gjergj Fishtës O.F.M., Vjerrshtarit ma të vlershmit të Shqypnis, Atdhetarit të Flakët e të dijshëm, qi me shkrime të larta të veta aq të shndritun e randsi i ka dhanë gjuhës e komsis Shqiptare ket kunorë në shej të binduemit e të Miradijes, Klubi “Gjuha Shqipe” ja Truen. Kryetari i nderës: Sereggi, Kryetari: N. Çoba, Shkodër, 21. 1. 1911.”
Në vitin 1912, Perandori i Austro-Hungarisë, Franz Jozefi e dekoroi me Urdhërin Ritterkreuz;
po në këtë vit, Sulltani i Perandorisë turke i njohu meritat me dekoratën Mearif klasi i dytë.
Në vitin 1917 qyteti i Beratit i dhuroi ‘Pendën e artë’, për krijimtarinë e shquar poetike.
Në vitin 1925 Papa Piu XII e dekoroi me Medaljen e Meritimit.
Parija e Përgjithshme e Urdhërit Françeskan e dekoroi, në vitin 1929, me titullin Lector Jubilatus. Në vitin 1931 u dekorua nga Mbreti i Greqisë, me dekoratën Foenix.







All the contents on this site are copyrighted ©.