2010-12-29 15:10:23

Kardinali Ivan Dias, i dërguar i veçantë i Papës në Vietnam


(29.12.2010 RV)Kardinali Ivan Dias, prefekt i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, ish-nunc apostolik në Shqipëri, është i dërguari i veçantë i Papës Benedikti XVI në kremtimet e përfundimit të Vitit Jubilar në Vietnam. Kisha e këtij vendi feston 350-vjetorin e krijimit të dy Vikariateve të para Apostolike dhe 50-vjetorin e vendosjes së hierarkisë katolike. Kremtimet do të zhvillohen më 4-6 janar 2011 në shenjtëroren mariane të LaVangut. Në letrën drejtuar kardinalit Ivan Dias, Papa shpreh mbështetjen e tij të plotë për misionin, që i është besuar dhe i fton katolikët vietnamezë ta përtërijnë zellin e tyre fetar, pas këtyre kremtimeve.
Papa, i cili kohët e fundit ka emëruar një “përfaqësues jo rezident” në Vietnam, kujton në letër se bashkësia katolike lokale, sëbashku me barinjtë e vet, dëshiron të kontribuojë në zhvillimin dhe përparimin e krejt popullit vietnamez dhe impenjohet me të gjitha forcat në formimin e përgatitjen e laikëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.