2010-12-28 18:33:24

Në Vatikan, Kongresi i 36-të i “Pueri Cantores”


(28.12.2010 RV)Koncerte për Krishtlindje, çaste për adhurimin e Eukaristisë dhe për lutje karakterizojnë Kongresin e 36-të të Federatës Ndërkombëtare “Pueri Cantores”, i cili filloi sot pasdite në Vatikan, në praninë e kardinalit-sekretar të Shtetit të Vatikanit, Tarçizio Bertone. Koncerti i parë i këtij institucioni u mbajt në vitin 1944, por origjina e “Pueri Cantores” është shumë më e lashtë. Shkon deri te Shën Gregori i Madh dhe bën pjesë në traditën liturgjike të Kishës, që parashikon shoqërimin e kremtimeve me këngët e të vegjëlve e të të mëdhenjve.







All the contents on this site are copyrighted ©.