2010-12-27 16:05:20

Shërbëtor i Kishës në vende të vështira: kështu kardinal Bertone në funeralin e nuncit Xhovani Bulaitis


(27.12.2010 RV)U kremtua sot paradite në kishën e Shën Shtjefnit të Abisinëve në Vatikan, funerali i kryeipeshkvit Xhovani Bulaitis, i mirënjohur nga shqiptarët, pasi ka qenë nunc apostolik në Shqipëri. Riti u kryesua nga kardinali-sekretar i Shtetit të Vatikanit, Tarçizio Bertone, në bashkëkremtim me kardinalin Xhovani Batista Re dhe me kardinalin Xhovani Kopa. Gjatë homelisë, kardinal Bertone pohoi se imzot Bulaitis, gjatë gjithë jetës së tij, “ka pasur atë këndvështrim dashurie mbi gjërat, që lind nga përvoja e thellë e bashkimit me Krishtin”.
Lindur më 1933 në Londër, nga prindër me origjinë lituane, Xhovani Bulaitis u shugurua meshtar në vitin 1958. Gjatë karrierës së tij diplomatike në shërbim të Selisë së Shenjtë, ka qenë nunc apostolik jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Mongoli. Ka kryer detyra të tjera diplomatike në Kore, Kili, Panama, Kenia, Sudan, Kongo, Çad, në Republikën e Afrikës Qendrore dhe në Iran. Të gjitha vende të vështira – siç vuri në dukje kardinal Bertone – ku imzot Bulaitis çoi mesazhin e Kishës për shëlbimin e popujve.







All the contents on this site are copyrighted ©.