2010-12-27 16:06:35

Atentat i dyfishtë në Irak


(27.12.2010 RV)Valë e re dhune në Irak. Së paku 11 vetë kanë humbur jetën dhe 45 të tjerë u plagosën sot paradite, në një atentat kundër zyrave qeveritare në Ramadi. Viktima të reja edhe ndërmjet të krishterëve. Një grua u vra nga shpërthimi i një bombe, ndërsa udhëtonte nga Bagdadi në Mosul. Këto episode ndërpresin armëpushimin e shkurtër, që u lejoi të krishterëve të festojnë Krishtlindjen, falë edhe masave të marra nga qeveria. Gjithsesi, qenë të shumta kremtimet, që u anulluan, për shkak të kërcënimeve të grupeve fondamentaliste islamike. Kryeipeshkvi i Kirkukut, imzot Luis Sako shprehu sërish vendosmërinë e të krishterëve për të qëndruar në vendin e tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.