Krishtlindja në Rusi: edhe ortodoksët nisin të bëjnë Shpellën e Betlehemit.
(25.12.2010 RV)Krishtlindja në Rusi shënon thellimin e afrimit e të dialogut
ndërmjet katolikëve e ortodoksëve, siç na e shpjegon, në mikrofonin tonë, nunci apostolik
në Federatën Ruse, imzot Antonio Menini:
Përgjigje:
- Është interesante të shikojmë se shumë priftërinj rusë, natyrisht me
maturi, vijnë të ndjekin liturgjinë tonë. Nuk është thjeshtë fjala për kuriozitet.
I shtyn më shumë pasuria e Liturgjisë së Kishës katolike, predikimet, këngët. E edhe
një element tjetër i traditës sonë katolike: ai i Shpellës së Betlehemit, që po përhapet
gjithnjë më shumë ndërmjet ortodoksëve. Shumë priftërinj ortodoksë po e bëjnë Shpellën
e Betlehemit, ndonëse jo brenda në kishë, sepse një traditë e tillë për ta është krejt
e re. Gjithsesi, e ndjejnë se krijon pikërisht atmosferën e ngrohtë të familjes. E
po ashtu shikojmë me kënaqësi se pranë famullive ortodokse, po hapen mensat për të
varfërit. Për fat të keq kjo hapje tregon edhe se jetohet në kushte varfërie, por
njëkohësisht flet për ndjenjën e solidaritetit të krishterë, gatishmërinë për ta
ndarë kafshatën me vëllaun në vështirësi.
Pyetje: - Me ç’ shpresa
jeton sot populli rus?
Përgjigje: - Shpresa e shumicës, siç
e tha edhe patriku ortodoks Kirill, është që të rikthehet paqja ndërmjet të gjitha
shtresave të shoqërisë. Kjo nuk do të thotë t’i fshehësh problemet, por të impenjohesh
me të gjithë për t’i zgjidhur, për ta bërë më të frytshme drejtësinë, pjesëmarrjen
në shpërndarjen e mjeteve e të pasurive, në mënyrë që të gjitha etnive t’u krijohen
mundësitë të afirmohen denjësisht në shoqëri, duke pasur kryesisht parasysh ardhmërinë
e bijve të tyre!