2010-12-24 15:17:49

A e dini kur filloi të kremtohej Mesha e Mesnatës së Krishtlindjes?


Si për çdo festë të madhe, për Krishtlindje thohen tri Meshë: ajo e Mesnatës, e Agimit dhe e Ditës.
Mesha e Mesnatës duhet të ketë filluar të kremtohet shumë heret. Mendohet se për herë të parë u kremtua në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe në Romë, ndërsa Mesha kryesore e Agimit dhe e Ditës, janë kremtuar gjithnjë në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan.
Mesha e parë e Mesnatës u vendos të kremtohet në Bazilikën e lashtë kushtuar Nënës së Krishtit, sepse atje që në kohën e Sikstit të III (432 -440) qe ngritur një kapelë e posaçme, stolisur me një afresk që paraqiste lindjen e Krishtit në Betlehem.
Meshët festive të mesnatës kremtohen në të gjitha Kishat katolike të botës, që lartohen në qëndra metropolesh e në maja malesh, ku mund të arrihet vetëm nëpër shtigje dhishë e ku ngjiten përvit barinj të vërtetë me pishtarë në duar, për të pritur ardhjen e Shëlbuesit të botës e për të kënduar së bashku me engjujt: “Lavdi i qoftë Zotit në qiell e paqe në tokë njerëzve që ai i do!”.







All the contents on this site are copyrighted ©.