Nga Nata e Buzmit kalojmë tek Buka e lamit, akt liturgjik që na çon përsëri në kohë
te lashta, kur njeriu fliste me sendet që e rrethonin, e më pas, në kohë më të reja,
kur malësori shqiptar mësoi të fliste me Zotin që bëhet njeri edhe për të, e sidomos
për të, për bukën e tij të përditshme të lamit e të shpirtit.
N’agshol të
dritës do të bahet lami. E Zoja e shtëpís, mbas mjesnate do të gatuejë bukën e lamit.
Prap nji akt liturgik, qi do t’a kryejë i zoti i shtëpís në mjedis t’arës. I
zoti i shtëpís merr nji krah tallë 6 dhe i shkepë në mjedis t’arës rreth vehtes, tue
përftuem nji rrotullak, e pret prap kryq me tallë. Nji njeri i shtëpís i bjen bukën
e nxehtë me nji pjesë djathë sypri më njenën dorë e më tjetrën majet e buzmavet të
ndezun, të cilat në mjedis të lamit i a dorzon të zotit të shtëpís. Ky merr unat e
ndezuna e tue i qërfatë 7 së pari përmbi bukë e djathë, thotë kto fjalë: Falna o Zot
bukën e përditshme ! Mandej tue u sjellë rreth atij lami, qërfatë pa pushim unat tue
përsëritë kto urime: gacë e karricë 8 ! Si të sillet gjithkund rreth talles, therë
tokën për me mbytë urin mos të bâjë dam. Then bukën e nji grimë djathë e i a nep ati
qi e prûni, tjetrën e merr e shtjen në shtëpí e unat i a nep bariut. Ky ulet në burg
të gjâs e tue qërfatë unat rreth e rrotull, thotë vijanos këto fjalë: gacë e delme,
gacë e dhì, gacë e lopë, e kështu tue njehë nji nga nji emnat e gjâs së gjallë qi
dishron të i a falë Zoti në jetë të ré. Atëherë bariu njitet nalt e të gjith zbashku
n’agshol të dritës hanë bukën e lamit, bukën e jetës së ré. Porsa të hanë bukën,
dy burra shtëpije dalin jashtë; njêni merr do tallë e tjetri nji këmesë e nji gjylpanë
të madhe në dorë për me trêmbë pemët e buta. Ai qi ka këmesën, porsa t’i afrohet pemës,
i turret tue e pyetë shoqin tri herë rresht: A e pres ? – Mos e pre, se bân, i përgjegjet
tjetri. Mbas tri heresh bân kinse po e thérë me gjylpanë, tue pyetë shoqin prap tri
herë rresht: A e theri ! – Mos e thér, se lidhë. Mbas së tretës herë, ai qi ka tallën,
e lidhë pemën qi të bâjë kokrra. Kështu i kerkojnë të gjitha pemët e buta me rend.
Mbas përbetimit të pêmvet, të gjith do të lahen shtetsh në nji uj qi hecë. Ditën
e Maranajvet, të gjithë pjestarët e shtëpís, në Dukagjin, nuk shtijnë gjâ në gojë
deri të kthehet dita, pse zgjidhen shpirtënt e të vdekunvet n’atë jetë. Në fillim
të secilës vjeshtë nepër Dukagjin lutet dita e qiravet, për gjith fis me fërlikë për
të vdekun të trollit. (Atë Bernardin Palajt, OFM)
Të ndalemi
te domethenia e fjalës së vjetër shqipe “Kërshendella”. Atehere sipas profesor
Eqrem Çabejt* fjalen Kershendelle, Mikloshiçi e Majeri e nxirnin nga latinishtja:
“Christi Natalia”, ndersa Ate Gjergj Fishta na e shpjegon kete fjale me mjetet e shqipes:
Krisht – kendelle “Kendellja e Krishtit”- e Ate Bernardin Palaj e quan Sh’ Kndella,
qe do te thote kendellje apo perteritje e çdo gjeje. Gjithsesi ndikimi i emrit Krisht
me etimologji popullore nuk mund te mohohet. Per here te pare fjala perdoret ne vepren
e Buzukut “mbas Kreshendellsh”; Budi e perdor ne trajten “Natece Kershendellese”. Pra
fjala “Kershendelle” do te thote “te lemit e Krishtit”. Ne Jug te Shqiperise, sipas
Hahnit, Kershendellat jane gjashte javet e kreshmeve qe para Kershendellave e deri
te Teofania. Fjala Krishtlindje, qe perdoret sot rendom per kremtimin e lindjes se
Krishtit, pas gjase eshte nje perkthim, nje kalk i ri i fjales greke. Ndersa ti
doje te dije nese eshte tradite e lashte shqiptare e festes? Pikerisht jane Kershendellat
qe zevendesuan festen e moçme te Nates se Buzmit, trasheguar qe prej koheve te lashta.
Buzmi, simbol i jetes se re, i kthimit te motit kah pranvera, u be simbol i Hyjnise
qe lind, i Krishtit. Krishti vjen per t’i dhene fund se vjetres e te gjithe te kqijave
te saj. Krishti rrafshon te vjetren. E nis jeta me urimin e se rese: me gjeth e me
bar, me kingja e me tambel te bardhe, me shprese per nje te ardhme me te mire. Poeti
Don Prenke Ndrevashaj i kendon keshtu ne poemthin “Buzmi”**: Ushton flaka lakmueshem
e i perqafet Njanit unak here tjetrit, Si Foshnja Ejllore; Rroket me zemra
te pergjumshme e u uron kenaqe e bekim!” Keshtu, festa pagane e buzmit u kristianizua
dhe ne Shqiperi; qe shume kohe para pushtimit otoman, u kremtua festa e madhe: lindja
e Zotit tone Jezu Krishtit qe, siç shkruan dom Ndrevashaj, nuk harron me u ndale çdo
vjete mes rranxave te vetmueme: “O Nate e bardhe, me shekuj t'u bame flí te
keto rranxa te vetmueme, ne lufte me jete, E me duhma t’ortekut ktu per bri! Veç
ti s’harron me u ndale te na çdo vjete!”