2010-12-23 07:07:17

E Lumja Nënë Terezë na fton t’i lutemi Foshnjës Hyjnore


O Foshnje Hyjnore, teri lotët e fëmijëve!
Nxiti njerëzit t’i ulin armët
e të rroken në një përqafim universal paqeje!
Ftoi popujt, o Krisht i mëshirshëm,
t’i shembin muret që ngre mjerimi,
papunësia, padija, indiferenca,
diskriminimi e intoleranca.
Ti, o Foshnje Hyjnore e Betlehemit, na shpëton,
duke na çliruar nga mëkati.
Je ti Shëlbuesi i vetëm, i vërtetë,
të cilin njerëzimi shpesh herë
me lot e mundim e kërkon!
O Zoti i paqes,
dhuroja njerëzimit paqen e vërtetë!
Eja e jeto në zemrën e çdo njeriu
të çdo familjeje.
Ti vetë ji paqja jonë e gëzimi ynë!Amen!







All the contents on this site are copyrighted ©.