2010-12-22 15:04:30

“Foshnjës së Betlehemit” !


“Foshnjës së Betlehemit”
O Zot, derisa koha i grin të gjitha shpresat,
e vetmja shpresë mbetesh Ti!
Derisa shekuj e shekuj me mijëra
kalojnë e zhduken,
Ti mbetesh përherë i ri.
Ti ruan freskinë e lules e të gurrës së acartë.
Derisa pasuritë gjithnjë më shumë zbulojnë
një fytyrë që gënjen e shpërbëhet,
Ti prapë na mahnit, na josh përsëri
veç me varfërinë e Betlehemit.
O Zot, lodhur janë fjalët,
premtimet vijojnë të përsëriten
e të kundërshtojnë vetveten pambarim.
Po flakëza e shpresës në shpirt nuk na shuhet,
etja për dritë rilind pambarim;
e pritja lulëzon përsëri.
Presim diçka, presim Dikë.
Të presim Ty, o Foshnje e varfër e madhështore e Betlehemit,
je Ti përgjigja që në shpirtin tonë jehon,
Ferishte e Betlehemit,
je pasuria që ne s’e kuptojmë,
Ti, varfanjak i Betlehemit,
je paqja që aq fort na mungon.
O Zot, i lindur në Betlehem,
qytet i varfërisë e i vogëlsisë sonë,
vrapojmë pranë Marisë,
të të shikojmë me sy,
të të duam me zemër,
për të qenë, më në fund, me Ty, të lum,
o Foshnje e Betlehemit,
se vetëm Ti mund të na dhurosh,
një rreze drite në errësirën tonë.
Amen.
lutje shkruar nga kardinali Angelo Komastri







All the contents on this site are copyrighted ©.