2010-12-22 17:37:14

Në Prishtinë ndizen dritat e Pemës së Krishtlindjes


Para Kishës së re Katedrale në Prishtinë ndriçon Pema e Krishtlindjes. Ipeshkvi i Kosovës ndezi sot dritat e këtij simboli që na kujton Dritën e vërtetë të jetës, Krishtin Zot. Ngjarja historike dhe misteri i dashurisë së Krishtlindjes ka më se dymijë vjet që u drejtohet burrave e grave të çdo epoke, të kombi e të çdo vendi siç u drejtohet edhe kosovarëve e shqiptarëve kudo. Etjes që ka njerëzimi i sotëm për të gjetur kuptimin e vërtetë dhe vlerat e jetës, kërkimit të mirëqenies e të paqes që dëshiron çdo njeri, ëndrrave të të varfërve, Krishti, Zot i vërtetë e njeri i vërtetë, u përgjigjet me Lindjen e Tij mes njerëzve në varfri e thjeshtësi.
Kështu Kisha na fton ta presim Krishtin, duke na kujtuar se Ai, që është krijuesi i njeriut, u bë njeri për t’i sjellë botës paqen. Me Të, një dritë e shkëlqyer ndriçon horizontin e njerëzimit, me Të nis një ditë shenjte e shprese që nuk njeh perëndim. Këtë e pohojnë edhe simbolet e traditës së festës së Krishtlindjes siç është Shpella e Betlehemit dhe Pema e Krishtlindjes. Kështu edhe sivjet Krishtlindja është festa e dhuratave për të imituar Zotin që ka dhuruar Vetveten për ne.
Ta lëmë zemrën, shpirtin e mendjen tonë të preken nga ky fakt! Ndërmjet shumë dhuratash që blejmë dhe marrim të mos harrojmë dhuratën e vërtetë: t’i dhurojmë njëri-tjetrit diçka nga vetvetja! T’i dhurojmë njëri-tjetrit kohën tonë. T’ia hapim kohën tonë Zotit. Kështu lind gëzimi, kështu kremtohet festa e Foshnjës Hyjnore të Betlehemit. Po ti kthehemi pritjes së kremtimit të Krishtlindjes në Prishtinë e më hollësisht të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt.....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.