2010-12-21 17:33:04

Mal i Zi: Kryeministri Gjukanoviq jep dorëheqjen.


Pas njëzet vjetësh, ka ardhur koha t’ua lëshojmë vendin njerëzve të rinj. “ Kështu deklaroi kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili dha dorëheqjen sot. Gjykanoviq tha se tani do t’i kushtohet jetës së qetë profesionale sepse vendi i tij tanimë ka filluar rrugën e integrimit në NATO dhe në BE. “Një epokë e re ka filluar” – pohoi ish-kryeministri. Siç dihet javën që shkoi Mali i Zi fitoi statusin e vendit kandidat për hyrjen në Bashkimin Evropian.
Lajmi për dorëheqjen u dha pas paraqitjes së bilancit vjetor të veprimtarisë së qeverisë, ku nënvizohej se Mali i Zi ka dalë nga kriza e gjatë ekonomike.
Me daljen nga skena të Gjukanoviqit, 48 vjeç, merr fund edhe një epokë e Malit të Zi. Emëruar kryeministër kur ishte vetëm 29 vjeç, Gjukanoviq, fillimisht përkrahu Sllobodan Millosheviqin aq sa trupat malazeze patën bombarduar Dubrovnikun, kur Kroacia shpalli pavarësinë nga Beogradi. Më pas Gjukanoviqi u largua edhe ai vetë nga Beogradi duke u afruar gjithmonë e më tepër me Perëndimin.
Mendohet se vendin e Gjukanoviqit do ta zërë ministri i tashëm i financave Igor Lukiq. Kryeministri i ri mund të marrë votbesimin duke filluar që nga e marta e ardhshme. Pasardhësi i Gjukanoviqit, Lukiq, është i famshëm si person i pakorruptueshëm. “Korrupsioni është një armik me të cilin nuk mund të biesh në ujdi sepse pastaj të ther pas shpine.” Kështu shprehej para pak ditësh në blogun e tij politikani 34-vjeçar. Laruar në ekonomi, Lukiq çmohet shumë nga diplomatët evropianë në Podgoricë.







All the contents on this site are copyrighted ©.