2010-12-21 17:40:55

Fjalët e Papës mbi kondomin nuk e ndryshojnë doktrinën e Kishës


Fjalët e Papës Benediktit XVI mbi përdorimin e prezervativit për parandalimin e SIDE-së, që përmbahet në librin-intervistë të tij ‘Drita e Botës’, “nuk e ndryshojnë doktrinën morale e as praktikën baritore të Kishës”. Kështu saktësohet në një deklaratë të Kongregatës së Vatikanit për Doktrinën e Fesë “mbi banalizimin e seksualiteti”, botuar sot pasdite edhe në të përditshmen e Vatikanit ‘L’Osservatore Romano’.
Papa, nënvizon Kongregata e Selisë së Shenjtë për Doktrinën e Fesë, në librin e tij vë theksin në mënyrë të veçantë rreth një “sjelljeje rëndë të çorientuar siç është prostitucioni” e “jo rrallë herë ka qenë përdor për qëllim e interesa që s’kanë lidhje me kuptimin e fjalëve të tij, që rezultojnë qartë nëse lexohen të plotë kapitujt ku përmendet çështja e seksualiteti njerëzor”.
Kongregata për doktrinën e fesë kujton se “disa interpretime që i kanë paraqitur fjalët e Papës si pohim në kundërshtim me traditën morale të Kishës, hipotezë kjo që disa e kanë përshëndetur si kthesë pozitive e të tjerë e kanë pranuar me shqetësim, thua se bëhet fjalë për një çarje me doktrinën mbi kontraceptivë e me qëndrimin kishtar në luftën kundër Sidës”. Kongregata ripohon se Papa, në të kaluarën i ‘fajësuar’ për librin e tij, “nuk flet për moralin bashkëshortor e aq më pak për normat morale mbi kontraceptivë” që mbeten të pandryshuara. “Ideja e fjalëve të Benediktit XVI që mund të deduktohet që në disa raste është e ligjshme të përdoret prezervativi për të shmangur shtatzëninë e padëshiruar – vijon Nota e kongregatës – është krejtësisht arbitrare e nuk i përgjigjet as fjalëve të tij e as mendimit të tij. Lidhur me këtë Papa propozon udhët që mund të përshkohet si nga pikëpamja njerëzore e po kështu edhe nga ajo etike, udhë për të cilat barinjtë janë të thirrur të bëjnë ‘më shumë e më mirë’, ato udhë që respektojnë plotësisht lidhjen e pacenueshme të domethënies së bashkimit e të lindjes, nxjerrjes së jetës në dritë në çdo akt bashkëshortor, përmes përdorimit të metodave të rregullimit natyror të fekonditetit duke pasur në plan e para sysh lindjen e ndërgjegjshme”.







All the contents on this site are copyrighted ©.