2010-12-20 12:36:45

Papa: në udhëtime e mia pash që feja është e gjallë e jo diçka e së kaluarës


Në udhëtimet papnore të këtij vitit, përveç udhëtimit apostolik në Britani të Madhe, në Maltë, Portugali e Spanjë Papa ka verifikuar se “feja nuk është diçka që i përket së kaluarës”. Kështu pohoi mes tjerash Benedikti XVI në fjalimin e tij drejtuar sot në Vatikan Kuries Romake me rastin e shkëmbimit të urimeve të Krishtlindjes. Gjatë fjalimit të tij, Ati i Shenjtë përshkoi vitin që po përfundon. “Fuqia e mirësia e Zotit – tha Benedikti XVI – janë të pranishme në mënyrë të shumëfishtë edhe sot”.







All the contents on this site are copyrighted ©.