2010-12-20 18:21:51

Ndeshje në Bjellorusi pas fitores së presidentit Llukashenko. Qindra arrestime.


(20.12.2010 RV)Mijëra opozitorë në shesh, ndeshje e qindra arrestime (mëse 600) karakterizuan mbrëmë e sot në Bjellorusi, fitoren e Aleksandër Llukashenkos, i cili merr kështu mandatin e katërt si president. Në pushtet që nga viti 1994, Llukashenko, sipas të dhënave zyrtare, ka fituar 79,7% të votave. Por nga minuti në minut shtohen akuzat për manipulime të zgjedhjeve. Mijëra protestues u përpoqën të sulmojnë selinë e qeverisë, të parlamentit e të komisionit zgjedhor, por u ndalën nga policia. Sipas disa burimeve, 7 ndër 9 kandidatët e opozitës për president janë arrestuar, duke shkaktuar kështu reagimin e ashpër të Bashkimit Evropian dhe të SHBA-ve. Vëzhguesit e OSBE-së kanë deklaruar se nuk mund të japin gjykim pozitiv mbi zhvillimin e zgjedhjeve.







All the contents on this site are copyrighted ©.