(20.12.2010 RV)Kryeministri kosovar Hashim Thaçi i bën thirrje presidentit
serb, Boris Tadiç të takohen. Sipas një interviste në gazetën “Express”, kreu i qeverisë
së Prishtinës dëshiron rifillimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kujtojmë
se Thaçi ka fituar zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, megjithëse, pas denoncimit
të opozitës, ato do të përsëriten më 9 janar, në tri qendra. Pavarësisht se rezultatet
zyrtare mund të jepen vetëm atëherë, Thaçi ka deklaruar se koalicioni i mundshëm për
qeverisjen e vendit do të jetë me Aleancën për Kosovën e Re. Gjithashtu, në një
intervistë me agjensinë britanike “Reuters”, kryeministri kosovar hedh poshtë akuzat
e relatorit për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Dik Marti, sipas të cilit
ai dhe krerë të UÇK-së janë përfshirë në një rrjet kriminelësh, që merren me trafik
droge, armësh dhe organesh njerëzore.