2010-12-20 18:21:41

Koreja e Jugut bën stërvitje ushtarake në Detin e Verdhë. Piongjangu nuk përgjigjet.


(20.12.2010 RV)Tension i ri ndërmjet dy Koreve. Sot, Koreja e Jugut zhvilloi stërvitje ushtarake në Detin e Verdhë. Ushtria koreanoveriore u përgjigj, duke thënë se “s’ia vlen të përgjigjemi” para provokimeve të Seulit. Vetëm pak ditë më parë, Piongjangu sulmoi ishullin e Jeompjeong, kontrolluar nga Jugu. Gjithashtu, kërcënoi se do të bënte raprezalje në përgjigje të manovrave të marinës së Seulit. Ndërkaq, në Korenë e Jugut vazhdojnë manifestimet e pacifistëve kundër luftës.







All the contents on this site are copyrighted ©.