2010-12-19 17:16:29

Papa: Shën Jozefi shembull i besnikërisë ndaj Zotit, model i njeriut të ri që shikon me besim e guxim në të ardhmen.


Shën Jozefi “babai i ligjshëm i Jezusit””, është shembull i njeriut të drejtë, besnik ndaj ligjit të Zotit, i gatshëm për të plotësuar vullnetin e tij””, për këtë atij “pajtorit të Kishës universale”, Benedikti XVI ia besoi “të gjithë barinjtë”, duke i këshilluar t’u ofrojnë “besimtarëve të krishterë e botës mbarë propozimin e përditshëm të përvujtë të fjalëve e të gjesteve të Krishtit”. Kështu u shpreh Papa gjatë Lutjes së Engjëllit të Tënzot të dielës së 4-të të Ardhjes sot në mesditë në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, pak ditë para Krishtlindjes.
Ati i Shenjtë, duke komentuar pjesën ungjillore të liturgjisë së sotme, u ndal mbi sjelljen e burrit të premtuar të Marisë, e cila ‘u gjend’ shtatzënë për virtyt të Shpirtit Shenjt”, një “mister” në të cilin – tha Papa – shfaqet “së bashku dashuria, urtia e fuqia e Zotit në favor të njerëzimit të lënduar nga mëkati”. E “duke braktisur mendimin e refuzimit të fshehtë të Marisë” – shtoi Ati i Shenjtë – Shën Jozefi “e mori me vete’, sepse tani sytë e tij shohin në të veprën e Zotit”. “Ta nderojmë, pra, babai e ligjshëm të Jezusit – këshilloi Benedikti XVI duke iu drejtuar besimtarëve e shtegtarëve të pranishëm në Vatikan – sepse në ty ravijëzohet e duket njeriu i ri, që shikon me besim e guxim në të ardhmen, nuk ndjek projektet personale, por mbështetët plotësisht në mëshirën e pakufishme të Atij që realizon e vërteton profecitë dhe hap kohën e shpëtimit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.