2010-12-18 15:18:10

Mesazhi i Papës dhe i krerëve të tjerë fetarë e civile për Takimin e Bashkësisë së Tezesë në Roterdam


“Zoti ju çoftë në burimet e gëzimit”: kështu uron Benedikti XVI në mesazhin për pjesëmarrësit e Takimit të 33-të evropian, organizuar nga Bashkësia ekumenike e Tezesë, në Roterdam të Hollandës, ku më 28 dhjetor do të mblidhen mijëra të rinj nga kontinenti e nga bota. Papa kërkon për ta dikimin e “forcës dhe të paqes së Shpirtit Shenjt, ashtu si edhe për barinjtë e Kishës, për famullitë e familjet”, që do t’i presin.
Sapo të mbërrijnë, të rinjve do t’u shpërndahet “Letra nga Kili” i fra Aloisit, epror i Bashkësisë së Tezesë, shkruar me rastin e Takimit të dytë ndërkombëtar të të rinjve në Amerikën Latine, i cili përfundoi të dielën e kaluar në Santiago të Kilit. Në letër, u kërkohet të rinjve të reflektojnë mbi gëzimin, mëshirën dhe faljen.
Urime të tjera u kanë ardhur të rinjve nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, nga presidenti i Këshillit të Evropës, nga Patriku Ekumenik i Kostandinopojës, nga kryeipeshkvi i Kanterburit e nga sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Botëror të Kishave të reformuara. Takimi përfundon më 1 janar.







All the contents on this site are copyrighted ©.