Ati i Shenjtë viziton Bibliotekën Apostolike të Vatikanit
Ati i Shenjtë vizitoi Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, e cila u hap sërish, pas
restaurimit, më 20 shtatorin e këtij viti. Benedikti XVI përshkoi për herë të dytë
sallat e madha, përplot me libra, pasi e pati vizituar më 25 qershor 2007, pak para
mbylljes për restaurimin, që zgjati 3 vjet. Biblioteka e Vatikanit është një institucion
shumëshekullor, fillimet e të cilit i gjejmë në shekullin IV, me Scrinium-in e Kishës
Romake, bibliotekë dhe arkiv njëkohësisht. Në shekullin VIII flitet për herë të parë
për figurën e Bibliothecarius të Kishë Romake, me emrin Teofilato, emrëuar gjatë papnisë
së Adrianit I, në vitin 784. Në ditët tona, Biblioteka drejtohet nga kardinali Rafaele
Farina, salezian, në bashkëpunim me prefektin, imzot Çezare Pazini. Pasi gati u prish,
në shekullin XIII, me transferimin e shumë vëllimeve në Peruxhia, Asizi dhe Avinjon,
Biblioteka Apostolike u rihap nga Papa Gjoni XXII (1316-1334). Për herë të parë, ajo
u hap për intelektualët e kohës nën Papën Nikolò V (1447-1484) e akoma sot, vazhdon
të mirëpresë studiues nga e gjithë bota.