2010-12-17 18:17:26

Shoqata “Integra” dhe impenjimi i saj për shqiptarët


(17.12.2010 RV)Është selia e bashkisë së Romës, vendi ku të martën, më datë 21 dhjetor, në orën 10.00, do të paraqitet projekti “Rifillojmë nga ne vetë” i organizatës “Integra Onlus”, me qendër në Leçe të Italisë.
Projekti ka për qëllim orientimin e të rinjve puljezë dhe shqiptarë, me moshë nga 18 deri në 30 vjeç, për të hapur një aktivitet privat, në gjendje të konkurrojë në tregun ndërkombëtar. Shoqata “Integra” ka vite, që punon me emigrantët, por jo vetëm me ta. Për të na folur mbi organizatën dhe qëllimet e planet e saj, ftuam në studio kryetaren, Klodiana Çuka. Ta dëgjojmëRealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.