Samiti i BE-së siguron mbështetje afatgjatë në krizën e euros
Pas kontradiktave të gjata në lidhje me kursin e duhur për shpëtimin e euros, BE tregon
një sinjal uniteti. Samiti i BE-së në Bruksel vendosi shpejt për një ombrellë shpëtimi
jo të përkohshme, por të vazhdueshme për vendet e eurozonës në vështirësi dhe ndryshimin
përkatës të marrëveshjes së traktatit të BE. Pjesëmarrësit, si kancelarja gjermane,
Angela Merkel, folën për një sinjal për Evropën dhe euron. Mesazhi drejtuar tregjeve
financiare është që BE nuk lë në baltë asnjë anëtar të saj. Ombrella e shpëtimit do
të hapet nga viti 2013 dhe do të zëvendësojë fondet miliardëshe të deritanishme për
vendet e eurozonës në vështirësi.