2010-12-17 15:06:10

Papa ambasadorit të ri të Italisë: përmasa fetare ndihmon në progresin e vërtetë të vendit.


(17.12.2010 RV)“Shteti të kujdeset për rolin e fesë në sferën publike”: këtë theksoi Benedikti XVI në fjalimin mbajtur sot, gjatë audiencës me ambasadorin e ri të Republikës së Italisë pranë Selisë së Shenjtë, Françesko Maria Greko, të cilin e priti në Vatikan për paraqitjen e Letrave kredenciale . Ambasadori i ri zë vendin e Antonio Zanardi Landit.
Papa nënvizoi në mënyrë të veçantë kontributin që Kisha dhe besimtarët i dhanë shoqërisë italiane gjatë 150 vjetëve të bashkimit kombëtar. Më pas falënderoi qeverinë për qëndrimin kundër zhdukjes së kryqeve nga vendet publike dhe për impenjimin në favor të pakicave të krishtera të persekutuara.







All the contents on this site are copyrighted ©.