Në Kosovë zgjedhjet do të përsëriten në 5 komuna më 9 janar
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa vendosi për anulimin e votimeve në Drenas,
Skënderaj, Deçan, në një qendër votimi në Lipjan dhe një tjetër në Malishevë. Kryesuesi
i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Shukri Sylejmani, tha se ky vendim
mbështet në dëshmitë e dorëzuara nga partitë politike që dokumentojnë shkelje të mëdha
gjatë procesit të votimit. Me qëllim që zgjedhjet të jenë korrekte e demokratike,
si dhe të evidentohen parregullsitë e dilemat eventuale, PZAP i ka urdhëruar Komisionit
Qendror të Zgjedhjeve që të përsërisë votimin sipas dispozitave ligjore. Komisioni
Qendror i Zgjedhjeve, pas këtij urdhri, miratoi vendimin qënë këto 5 komuna,
më 9 janar, të përsëriten votimet. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,
Valdete Daka, tha se vendimi për përsëritjen e votimit në 5 komuna është marrë pas
vendimit të PZAP it, dhe raportit të QNR së për parregullsi. "Në bazë të vendimi
të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP it), me të cilin është urdhëruar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ ja) që të ndërrohen komisionarët e qendrave të
votimit, ne gjithsesi do ta procedojmë të gjithë materialin, me emrat të komisioneve
e personave, të cilët kanë qenë atë ditë në ato qendra të votimit dhe i tërë ky material
do të dërgohet në Prokuroritë përkatëse", ka bërë të ditur Daka. Nga ana tjetër,
anëtari i KQZ së, Blerim Burjani, përfaqësues nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,
e ka kundërshtuar vendimin e PZAP it, duke e cilësuar atë si të pabazë kur është bërë
krahasimi i komunës së Skënderajt e Drenasit me atë të Deçanit. Mirëpo, kryesuesi
i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Shukri Sylejmani, theksoi se të gjitha
vendimet janë marrë në bazë të fakteve dhe dëshmive shtesë. Kryetarja e KQZ së, Valdete
Daka, tha se me kohë do të bëhen përgatitjet për të gjitha komunat që do të shkojnë
në përsëritjen e votimit.