2010-12-17 16:56:52

Në Jeruzalem, hebrenjtë e të krishterët bisedojnë për frytet e Sinodit kushtuar Lindjes së Mesme.


(17.12.2010 RV)Të mërkurën e kaluar, pranë selisë së Institutit për studime izraelite, në Jeruzalem, u mbajt takimi i Asamblesë së ipeshkvijve katolikë në Tokën Shenjte dhe Qendrës së Jeruzalemit për dialogun ndërmjet hebrenjve e të krishterëve, ku u fol për Sinodin e Ipeshkvijve kushtuar Lindjes së Mesme, mbajtur në Vatikan më 10 deri më 24 tetorin e kaluar. Në takim morën pjesë, ndërmjet tjerësh, nunci apostolik në Izrael, imzot Antonio Franko; mëkëmbësi patriakal latin për Izraelin, imzot Xhaçinto-Bulos Markuco; përfaqësuesi i Ministrisë së Brendshme të Izraelit, Cesar Marjieh dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme, Bahij Mansur.
Para se të fillonte punimet, asambleja kujtoi themeluesin e Qendrës së Jeruzalemit për marrëdhëniet ndërmjet hebrenjve e të krishterëve, vdekur më 3 nëntorin e kaluar, që dha një kontribut të shquar për fillimin e dialogut ndërmjet dy religjoneve të mëdha.
Folën disa nga personalitetet më të njohura të Kishës katolike si dhe përfaqësues të hebrenjve në Tokën Shenjte, duke vënë theksin mbi sfidat e reja që duhet të përballojë Kisha katolike si dhe mbi nevojën për një njohje më të thellë ndërmjet të krishterëve e hebrenjve.







All the contents on this site are copyrighted ©.