2010-12-17 18:24:47

Koreja Veriore kërcënon sërishSeulin


Koreja Veriore bëri të ditur se do të sulmojë po që se Koreja Jugore mban stërvitjet artilerike, siç i ka paralajmëruar. Në një deklaratë, të lëshuar nga agjencia zyrtare e lajmeve KCNA, thuhet se hakmarrja e Phenianit do të jetë shumë më e fuqishme sesa granatimi i muajit të kaluar në ishullin koreano-jugor, nga i cili u vranë 4 persona. Granatimi ndodhi për herë të parë që nga lufta koreane e viteve 1950-1953, kur Veriu kishte sulmuar territorin e Koresë Jugore. Stërvitjet pritet të mbahen nga 18 deri më 21 dhjetor.







All the contents on this site are copyrighted ©.