BE i akordon Malit të Zi statusin e vendit kandidat, kënaqësi në Podgoricë
Bashkimi Evropian ka vendosur t’i jap Malit të Zi statusin e vendit kandidat për anëtarësim
në bllokun 27 anëtarësh. Ky vendim është "një sinjal të fuqishëm për përkushtimin
tonë në të ardhmen" për vendet e Ballkanit, tha kryetari i Komisionit Evropian, Zhoze
Manuel Barozo. “Vendimi i sotëm i BE-së është një ndër lajmet më të mira që kur Mali
i Zi është bërë i pavarur”, tha ministri i jashtëm Milan Roçen. “Është një ditë e
madhe e një sukses i madh për vendin tonë shtoi ministri i jashtëm i Malit të Zi.
Është sukses për qeverinë malazeze, për opozitën e në rend të parë të gjithë qytetarët
e Malit të Zi që e shikojnë të ardhmen e tyre në Bashkimin Evropian”.