2010-12-16 17:48:35

Kosovë: Trafiku i organeve. Eulex-i do të shqyrtojë raportin e KE.


(16.12.2010 RV)Eulex-i, misioni evropian i pranishëm në Kosovë tha sot se dotë shqyrtojë me shumë vëmendje raportin e relatorit të Këshillit Evropian Dik Marti mbi një trafik të mundshëm organesh zhvilluar në fund të viteve ’90 nga anëtarë të UÇK-së, e ku duket se janë përfshirë drejtpërsëdrejti kryeministri i tashëm i Kosovës Hashim Thaçi e persona të tjerë. Pikërisht Thaçi, në raport,cilësohet si “bosi” i mafies kosovare që merret me trafikun e drogës dhe të armëve.
Zëvendëkryetari i EULEX-it, Endi Sparks, tha se raporti do të shqyrtohet me shumë kujdes, por se relatorit Martit do t’i kërkohen prova të mëtejshme në mënyrë që të punohet më seriozisht.







All the contents on this site are copyrighted ©.