2010-12-16 17:01:16

Carla del Ponte e përshëndet raportin e Martyt


Projekt-raporti i Dick Martyt në Këshillin e Evropës, i cili përfshin kryeministrin në largim Hashim Thaçi në trafikimin e organeve, është mirëpritur nga ana e ish-kryeprokurores së Gjykatës së Hagës, Carla del Ponte.
Në një intervistë ekskluzive për agjencinë zvicerane Suissinfo, Del Ponte, aktualisht ambasadore në Argjentinë, ka thënë se ishte ndërmjet shqetësimit dhe kënaqësisë se këto “akte të urryera” së shpejti do të nxirren para drejtësisë.
Në vitin 2008 ajo botoi një libër të diskutueshëm “Gjahu”, ku jep dëshmi të detajuara të kontrabandimit të organeve të marra nga të vrarët civilë serbë pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999.
Gjykata e Hagës pati njoftuar, derisa ajo ishte kryeprokurore, se nuk kishte gjetur prova për të vërtetuar pretendimet e saj, dhe si Thaçi ashtu edhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, hodhën poshtë ato publikisht.
Raportin e hartuar nga bashkëvendësi i saj Dick Marty, e cilësoi Thaçin si drejtues të një organizatë “mafioze” që të merret në armë, drogë dhe organe njerëzore. Në raport thuhet se UÇK-ja, e drejtuar nga Thaçi, kishte burgje sekrete ku serbët dhe shqiptarët e Kosovës janë mbajtur në kushte çnjerëzore, para se atyre t’u merren organet e tyre.
“Informacionet e publikuara në librin ‘Gjahu’, çoi në këtë hetim. Jam e tronditur dhe thellësisht në gjendje të vështirë, nga gjetjet se kishte vrasje të të burgosurve me qëllim të heqjes së organeve të tyre dhe shitjen për fitim që është kryer nga anëtarë të lartë të UÇK-së, duke përfshirë disa individë që mbajnë pozita të lartë në qeverinë aktuale të vendit”, tha Del Ponte në këtë intervistë.
Ajo deklaroi se pretendimet në librin e saj mbështetën nga “prova të besueshme dhe të verifikueshme fizike” të marra nga studiuesit nga Gjykata e Hagës e të UNMIK-it, gjatë një misioni në Shqipëri e në prani të një prokurori të qeverisë shqiptare.
"Unë e di që citimet nga libri im ‘Gjuetia’ kanë çuar në një hetim nga ana e Këshillit të Evropës, një draft i të cilit u botua në faqen e internetit në mars”, ka thënë ajo. /nga Telegrafi/







All the contents on this site are copyrighted ©.