2010-12-15 15:32:20

Papa: vdekja nuk është fjala e fundit në ekzistencën njerëzore


Njëzetekatërmijë faqe dorëshkrim të ditarit, shkruar gjatë 34 vjetëve të jetës rregulltare klaustrale. Një njohje e shkëlqyeshme e Biblës. E kjo është diçka që tejkalon “predikimin e epokës, duke u përqendruar jo rrallë herë mbi shpëtimin e shpirtit të çdo personi”, “një domethënie e fort solidariteti në bashkim me të gjithë vëllezërit”. Me afrimin e Krishtlindjes, audiencën e sotme të përgjithshme mbajtur në Sallën e Palit VI në Vatikan para afër 10 mijë besimtarëve e shtegtarëve të ardhur nga Vendet e ndryshme, Papa ia kushtoi Veronikës Gjuliani, një mistike nga Città di Castello që jetoi ndërmjet 1660 e 1727. E nga shën Veronika, shpjegoi Benedikti XVI, të krishterët mund të mësojnë se si duhet “mbajtur vështrimin të fiksuar drejt Parajsës” duke ecur drejt cakut përfundimtar të jetës. “Sendet e parafundit, tokësore, - nënvizoi Papa – me gjithë vlerësimin e tyre në kuptimin françeskan rezultojnë të jenë gjithmonë me vlerë relative, krejtësisht të varura nga ‘shija’ e Hyjit e nën shenjën e varfërisë...rrënjësore”.
“Vdekja nuk është fjala e fundit” mbi njeriun. Për këtë duhet të përqendrohemi e të orientohemi duke “mbajtur vështrimin tonë kah Parajsa, që është caku i udhës sonë tokësore, ku do të jetojmë së bashku me shumë vëllezër e motra tona në gëzimin e bashkimit të plot me Zotin”, tha akoma Papa në katekizmin e audiencës së përgjithshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.