2010-12-15 14:38:15

Papa: në Ungjill kemi Fjalën përfundimtare të Zotit


“Jezusi është Fjala përfundimtare e Zotit drejtuar njerëzve, sepse duke na dhuruar personalisht vetveten na ka treguar fytyrën e vërtet të Atit”. Kështu pohoi Benedikti XVI në homelinë e Meshës kremtuar dje më 14 dhjetor në mëngjes në kuvendin “Mater Ecclesiae” në Vatikan, me rastin e festës së shën Gjonit të Kryqit e në 400 vjetorin e themelimit të urdhrit të Motrave të Vizitacionit.
Në homeli, botuar në gazetën l’Osservatore Romano, Ati i Shenjtë vuri në pah se si i tërë misteri i fesë së krishterë është një i vetëm dhe kujtoi se “në Besëlidhjen e Vjetër ishin shumë forma në të cilat Hyji shfaqej dhe i afrohej popullit të vet: ndër to, janë vegimet dhe fjalët profetike”. “ E gjithçka – shpjegoi Papa – është pa dyshim një shprehje e madhe e pasurisë së dëftimit, në të cilin shfaqet një aspekt i misterit hyjnor”. Derisa në Besëlidhje të Re, “më nuk kemi shumë mënyra përmes të cilave Zoti ka fol”. Për Benediktin XVI, pikërisht “ është në Jezusin, në Krishtin Hyji bëri të dëgjohet Fjala e tij”. Vërtet, “në Besëlidhjen e Re Hyji nuk ka thënë diçka më tepër, mirëpo fjala e tij është vet i Biri. Në Të njerëzimi mundi të njihte fytyrën e tij, fytyrën e Zotit Trini”. Prandaj sipas Atit të Shenjtë, “ thirrja e njeriut, është pikërisht ajo e hyrjes së tij në këtë tërësi, dhe të lejon të preket e të depërtohet në brendësi nga pasuria e dhuratës së vet Zotit”.
Së bashku me Papën bashkëkremtuan dje edhe sekretari i tij i veçantë mons. Goerge Gaemswein e mons. Alfred Xuereb nga sekretaria e posaçme me prelat tjerë nga Sekretaria e Shtetit të Vatikanit. Në mbarim të meshës, motër Maria Begona Sanchom, eprore e kuvendit, në emër të të gjitha murgeshave i dhuroi Papës një kryq argjendi, ardhur nga Annecy me reliket e shën Françeskut Sales, shën Gjovana de Dcantall e shën Marherita Maria Alacoque.







All the contents on this site are copyrighted ©.