2010-12-15 16:29:07

Në Kosovë shqyrtohen ankesat për parregullsi në votime


Në Kosovë Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të gjitha materialet zgjedhore për tri qendrat e votimit në Deçan dhe të gjitha vendvotimeve në Drenas e Skenderaj. Kjo ka të bëjë me dyshimet e ngritura për abuzime gjatë procesit të votimit.
Ndërkohë, Paneli Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa ka nisur shqyrtimin e 171 ankesa për parregullsi të depozituara nga subjektet e ndryshme politike pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit. Kryetari i këtij paneli, Shukri Sulejmani, tha se disa prej ankesave janë "mjaft serioze". Sot nuk pritet të merret ndonjë vendim, pasi paneli pret afatin prej 72 orësh, pra deri të enjten në orën 19:00, për të publikuar të gjitha vendimet.







All the contents on this site are copyrighted ©.