2010-12-15 16:28:59

Kremtohet 10 vjetori i Karitasit të Sapës


Të dielën e kaluar, të tretën e kohës së Ardhjes, në dioqezën e Sapës në Ditën kushtuar Karitasit Kombëtar Shqiptar është shënuar edhe 10 vjetori i karitasit dioqezan. Kremtimin e Meshës në Katedralen e Vaut të Dejës e kryesoi ipeshkvi i vendit imzot Avgustini i cili nënvizoi vlerën e veprimtarisë së Karitasin në këtë dioqezë e përgëzoi vullnetarët e të gjithë bamirësit.
Të bashkuar në dashuri për njëri tjetrin, Kisha na mëson se nëse kemi do të dimë të ndajmë, nëse na mungon do të dimë të marrim, duke falënderuar Zotin me të njëjtin gëzim, si kur japim e po kështu edhe kur marrim. Kështu u tha mes tjerash në konferencës kushtuar Karitasit të Sapës që u mbajt të dielën pas meshe. Veprimtaria 10 vjeçare e Karitasit të Sapës u ilustrua edhe përmes një ekspozite fotografike që u hap me këtë rast. Më hollësisht nga Vau-Dejës na njofton Violeta Marashi............RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.