2010-12-14 15:12:32

Lideri LDK-së Isa Mustafa: konteston rezultatet e KQZ-së


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka kontestuar rezultatet që ka dhënë Komisionin Qendror i Zgjedhjeve, duke pohuar se nuk është e mundur që Partia Demokratike e Kosovës të ketë një përqindje kaq të lartë.
Me këtë rast, ai nuk tha nëse LDK-ja, është fituese e zgjedhjeve. Po ashtu Mustafa, konteston edhe rezultatet e zgjedhjeve në Skenderaj e Drenas, ku kanë dalë të votojnë më shumë se 90 për qind e atyre që kanë të drejtë vote.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa po ashtu pohoi se kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi me deklarimin e hershëm të fitores së tij ka rrezikuar sigurinë e qytetareve, duke shkelur njëkohësisht rregullat zgjedhore.
Mustafa tha se kanë dërguar një sërë ankesash në PZAP dhe pritet rezultati i tyre në mënyrë që LDK-ja ta jep përgjigjen përfundimtare për zgjedhjet.
Po ashtu, Mustafa ka mohuar mundësinë e dhënies së dorëheqjes, tash kur partia e tij nuk doli fituese. Ai tha se nuk ka arsye të jap dorëheqje, kur partia ka pas rritje nga këto votime.







All the contents on this site are copyrighted ©.