2010-12-14 15:42:11

Ipeshkvijtë irakianë, që sot në Europarlament për të folur mbi gjendjen e të krishterëve


(14.12.2010 RV)Një delegacion ipeshkvijsh irakianë ndodhet sot e nesër në Strasburg, për të folur para Parlamentit Evropian mbi gjendjen e të krishterëve në vend. “Duam që Evropa dhe Perëndimi të ushtrojnë presion mbi qeverinë irakiane, që të garantojë të drejtat e të krishterëve dhe të pakicave fetare”, shpjegoi kryeipeshkvi i Mosulit të Sirëve, imzot Bazil Xhorxhs Kazmusa. Përveç tij, në delegacion bëjnë pjesë edhe vikari patriarkal i kaldejve të Bagdadit të Sirëve dhe vikari patriarkal kalde i Bagdadit.
“Ne nuk duam të ikim e të braktisim Irakun” vazhdoi imzot Kazmusa. “Duam të jetojmë në këtë vend, por në paqe… I falenderojmë të gjitha ato vende, të gatshme për të strehuar irakianët që ikin, por nuk është kjo zgjidhja… Për të ndihmuar të krishterët në Irak është e nevojshme të garantohet siguria, t’u jepet mundësia ta shpallin lirisht fenë e tyre e të frekuentojnë pa frikë vendet e kultit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.