Uikiliks zbulon kritikat amerikane për Zapateron, pas tërheqjes nga Kosova
(13.12.2010 RV)Kryeministri spanjoll Hosé Luis Rodrigez Zapatero është kritikuar
nga administrata amerikane e Barak Obamës, pas vendimit për tërheqjen e trupave nga
Kosova. Kështu zbulohet nga një dokument i botuar në internet nga Uikiliks, i cili
prej ditësh po nxjerr në dritë faqe të rezervuara të diplomacisë së Shtëpisë së Bardhë.
Dokumenti s’është tjetër veçse biseda ndërmjet Zapateros dhe zv.presidentit amerikan
Jozef Bajden, në mars 2009, në Kili, pas njoftimit për tërheqjen e kontingjentit spanjoll
nga Kosova. Bajden, thuhet në tekst, e kritikoi Madridin për mungesën e konsultimit
me Uashingtonin dhe e këshilloi Spanjën të jetë më transparente në të ardhmen. Spanja,
sëbashku me Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Qipron janë vendet e vetme të Bashkimit
Evropian, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Prishtinës.