Liria fetare në qendër të mesazhit të Papës për Ditën Botërore të Paqes
(13.12.2010 RV)Përqendrohet në temën e lirisë fetare, mesazhi i Papës për Ditën
e 44-t Botërore të Paqes, që kremtohet më 1 janarin e ardhshëm. Salla e Shtypit e
Vatikanit bëri të njohur sot titullin: “Liria fetare, rrugë për paqen”. Teksti do
të paraqitet të enjten, më 16 dhjetor, në Sallën e Shtypit, në praninë e kryetarit
të Këshillit Papnor për drejtësinë e paqen, kardinali Peter Turkson dhe të sekretarit
të të njëjtit dikaster, imzot Mario Tozo.