2010-12-13 16:34:12

BE-ja përgëzon Kosovën për zgjedhjet, kërkon shqyrtimin e parregullsive e formimin e qeverisë së re


Përfaqësuesja e lartë e BE së për Politikë të Jashtme e Siguri Ketrin Eshton dhe komisioneri i Zgjerimit, Shtefan Fyle, përmes një deklarate të përbashkët uran "popullin e Kosovës për zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe qetësinë e rregullin që karakterizoi zhvillimin e shumicës së votimit". "
Ne po ashtu duam t'u urojmë autoritetet dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në veçanti për organizimin e këtyre zgjedhjeve në një afat kaq të shkurtër", thuhet në këtë deklaratë dhe theksohet se pjesëmarrja nga të gjitha komunitetet është shumë e mirëpritur. "Tash u takon autoriteteve përkatëse që të certifikojnë rezultatet dhe të merren me vërejtjet e ankesat në përputhje me ligjet dhe rregulloret përkatëse".
Eshton e Fyle pohojnë "është e rëndësishme që në mënyrë të shpejtë të formohet qeveria e re dhe të zgjidhet presidenti i ri në mënyrë që të mund të fillojnë të merret me sfidat që janë përpara". Në të njëjtën kohë dy zyrtarët e lartë të BE-së presin që të punojnë me lidershipin e ri të Kosovës që të nisë sa më shpejt dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.







All the contents on this site are copyrighted ©.