Sot me 10 dhjetor kalendari Kishtar përkujton të Lumen Mari Virgjër të Loretos
(10.12.2010 RV)Sot me 10 dhjetor kalendari Kishtar përkujton të Lumen Mari Virgjër
të Loretos, që lidhet ngushtë me Shtëpinë e Shenjtë të Nazaretit.Pra, sipas traditës
në Loreto sot kremtohet solemniteti i “Ardhjes”, në përkujtim të arritjes së Shtëpisë
së Shenjtë të Nazaretit, më 10 dhjetor 1294 pas një shtegtimi të gjatë nëpër deti
nga Palestina e deri në Loreto. Është fjala për një traditë që mbështet nga shumë
prova, dokumentare e arkeologjike. Çdo vit e përkujtojmë arritjen e gurëve të kësaj
shtëpie, që ngjallin në shpirtin e mijëra shtegtarëve, të cilët mblidhen në Loreto
e në shenjtërore tjera, mallin për një shtëpi të vërtetë, për një familje të vërtetë
e të ngrohtë, plot dashuri, për familje e shtëpi në të cilën banon vetë Zoti, i cili
ndriçon familjen dhe i jep kuptim jetës së saj. Të gjithë shtegtarët, që sot gjunjëzohen
në lutje drejtuar Zotit përmes Zojës së Bekuar të Loretos, por edhe të gjithë besimtarët,
duke kremtuar këtë festë, ndjejnë nevojën t’i luten kështu Zotin: “Dëshiroj që edhe
shtëpia e familja ime t’i përngjasin shtëpisë e familjes së Marisë Virgjër, që edhe
në gjirin e familjes sime të hyjë një rreze e dritës Hyjnore, të asaj Drite që ndriçoi
Familjen Shenjte të Nazaretit. Shtëpia e Nazaretit që gjendet në Shenjtëroren
e Loretos në Itali, edhe sot e kësaj dite na flet për bukurinë e Lajmit të Mirë, Ungjillit,
për pohimin e Zojës së Bekuar, që i hapi Jezu Krishtit rrugët e historisë së njerëzimit
e që na mëson edhe ne të themi “po” sa herë që Zoti na fton të ecim në shtigjet e
tij të pashqyrtueshme.