2010-12-10 19:41:47

Shkodra pas ujit, goditet nga të ftohtë


Shkodra shpreson pas rënies së nivelit të ujit, por tani ballafaqohet me të ftohtë e acartë që vështirëson jetesën e qytetarëve të goditur nga përmbytjet. Përfaqësues të Shtabit të Emergjencave pohojnë për një zvogëlim të sipërfaqes nën ujë, por situata mbetet kritike e gjithnjë problematike. Edhe pas rënies së ndjeshme të niveli të ujit, ende janë 4600 shtëpi të përmbytura e 4630 shtëpi të rrethuara nga uji. 14 210 persona të evakuuar. Popullsia është ende në emergjencë.
Në zonën e përmbytur vijojnë operacionet e ndihmës për banoret e izoluar. Ne qytetin e Shkodrës kryefamiljaret e familjeve te përmbytura vijojnë te tërheqin ndihmat pranë shkollave ne mënyrë te organizuar. Ndërsa ne fshatrat e rrethuara nga uji vijon puna e forcave te ushtrisë te cilat me atë te helikopterëve apo varkave dhe gomoneve po shpërndajnë ndihma.







All the contents on this site are copyrighted ©.