2010-12-10 17:16:59

Papa pret presidenten e Lituanisë, Dalia Grybauskaite


(10.12.2010 RV)Benedikti XVI priti sot në audiencë presidenten e Republikës së Lituanisë, zonjën Dalia Grybauskaite, e cila më pas u takua edhe me sekretarin e Shtetit të Shenjtërisë së tij, kardinalin Tarçizio Bertone, si dhe me imzot Dominik Mambertì, sekretar i Vatikanit për marrëdhëniet me shtetet.
Gjatë bisedimeve - njofton një notë e Sallës vatikanase të Shtypit - u nënvizua në mënyrë të posaçme roli pozitiv i Kishës Katolike në historinë dhe në jetën e vendit baltik. U shpreh edhe vullneti i përbashkët për t’i fuqizuar më tej marrëdhëniet dypalëshe ekzistuese. Takimi përfundoi me shkëmbimin e mendimeve mbi rolin e Lituanisë, në sa përgatitet të marrë presidencën në OSBE, si edhe mbi situatën ekonomike e shoqërore, me vëmendje të përqendruar tek familjet e të rinjtë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.