2010-12-10 16:37:58

Nesër në katedralen e Tiranës shugurimi diakonal i Simon Filipajt e Kreshnik Ivanajt


Nesër në katedralen e Tiranës mbahet shugurimi diakonal i Simon Filipajt e Kreshnik Ivanajt
Nesër para dite në Katedralen e shën Palit në Tiranë do të kremtohet shugurimi diakonal i dy seminaristëve shqiptarë : Simon Filipajt nga kryeipeshkvia e Tivarit dhe Kreshnik Ivani nga kryeipeshkvia e Tiranë-Durrësit. Meshën e shugurimit diakonal do ta kryesojë imzot Rrok Mirdita në bashkëkremtim me kryeipeshkvin e Tivarit imzot Zef Gashin, ipeshkvin ndihmës të Tiranës imzot Gjergj Frendo, vikarin e përgjithshëm të kryedioqezës së Tivarit, atë Pashko Gojçaj e ipeshkvij e meshtarë tjerë.
Shugurimi diakonal i dy seminaristëve shqiptarë është një bekim i Zotit për Kishën në trevat shqiptare e dhuratë për popullin e krishterë. Mbi këtë ngjarje të dëgjojmë kryeipeshkvin e Tivarit imzot Zef Gashin në mikrofonin e don David Gjugjës..............RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.