2010-12-09 15:04:13

Rifilluan bashkëbisedimet ndërmjet Selisë së Shenjtë e Olp


Rifilluan të martën e kaluar, në Ramallah, pranë selisë së presidentit palestinez Mahmoud Abbas, bashkëbisedimet ndërmjet Selisë së Shenjtë e Organizatës së Çlirimit të Palestinës si vazhdim i Marrëveshjes Themelore të 2000. Bashkëbisedimet – njofton një komunikatë e përbashkët – kanë si synim arritjen e një marrëveshjeje ndërkombëtare të përgjithshme që rregullon e promovon praninë dhe aktivitetin e Kishës Katolike në Territoret Palestineze, si dhe për të përforcuar marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Selisë së Shenjtë e OÇP (Olp)”.
Bashkëbisedimet janë kryesuar bashkërisht nga imzot Ettore Balestrero, nën-sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, e nga zoti Ziad Al-Bandak, këshilltar i presidentit për Marrëdhëniet me të Krishterët. “Bashkëbisedimet – vijon komunikata – janë zhvilluan në një atmosferë të përzemërt. Të dy palët janë ra dakord për caktimin e grupit të punës që të përpunojë marrëveshjen e lartpërmendur”.
Delegacioni i Selisë së Shenjtë përbëhej nga: imzot Antonio Franco, delegat apostolik në Jerusalem e në Palestinë; imzot Saòim Sayegh, vikar i përgjithshëm i Patrikanë Latine në Aman; imzot Maurizio Malvestiti, nën-sekretar i Kongregatës së Vatikanit për Kishat Lindore; imzot Alberto Ortega, zyrtar i Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit; imzot Waldemar Sommertag, këshilltar i Delegacionit Apostolik në Jeruslem; doktor Ghassan Faramand, këshilltar legal e atë Emil Salayta, president i Gjykatës Kishtare në Jerusalem.
Delegacioni palestinez përbëhej nga: doktor Nabil Shath, anëtar i Komitetit Qendror; zoti Nimer Hamad, këshilltar i presidentit; ambasadori Shawqi Armali, doktor Ramzi Khouri, kreu i Kondit Kombëtar Palestinez; doktor Bernard Sabella, anëtar i Këshillit Legjislativ Palestinez; zoti Issa Kassissieh, zëvendës-kryetar i Departamentit për Negociatat.







All the contents on this site are copyrighted ©.