2010-12-09 17:08:13

Më 17 dhjetor përurohet Pema e Krishtlindjes në Sheshin e Vatikanit


Më 17 dhjetor do të përurohet Pema e Krishtlindjes në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, dhuratë sivjet e Tirolit Jugor. Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan do të ndriçohet më 17 dhjetorin e ardhshëm nga dritat e Pemës së Krishtlindjes, që do të ndihet pasdite, në ora 16.30 me një ceremoni magjepse e posaçërisht e dashur dhe e pritur nga besimtarët romak e shtegtarët e vendeve të ndryshme të botës.
Pema e këtij viti i është dhuruar Papës nga Provinca Autonome e Bolcanos e Tirolit Jugor, nga bashkia e Bresanonës e Shoqata e “Shcutzen” të rrethit Valle Isarco. Në ceremoninë e ndezjes së dritave të Pemës së Krishtlindjes do të marrin pjesë autoritete civile e kishtare të Tirolit Jugor si dhe nga Guvernatorati i Vatikanit, kardinali Lakolo, kryeipeshkvi imzot Viganò e tjerë. Pjesa muzikore do të ekzekutohet nga Kori i Katedrales së Bresanonës, banda muzikore “Burgerkapelle” e Kori Plose.
Pema e Krishtlindjes 2010 vjen nga Bashkia e Lusonit në Valle Isarco, ka 80 vjet, i lartë 30 metra e një diametër prej 7; në Vatikan ka mbërrij më 2 dhjetorin e kaluar e është lartuar në sheshin e Shën Pjetrit një ditë më vonë.







All the contents on this site are copyrighted ©.